Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Numërohen 75% të votave në ambasada, LVV prin

nga Gentrita Xhemajli3 janar 2026
Numërohen 75% të votave në ambasada, LVV prin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të partive politike nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Sipas të dhënave  deri më tani janë proceduar 30 nga 40 vendvotime, apo 75 për qind e totalit.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 87.15 për qind të votave, apo 8,910 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5.50 për qind, apo 562 vota, ndërsa pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 4.87 për qind, përkatësisht 498 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 1.59 për qind të votave, apo 163 vota.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →