Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Numri i të vdekurve pas sulmit në stacionin e trenit është rritur në 57

nga Venera Grabanica10 prill 2022

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa në një stacion treni në qytetin e Kramatorsk të Ukrainës është rritur në 57, tha guvernatori rajonal.

Pavlo Kyrylenko shtoi se 109 persona të tjerë u plagosën në sulm.

“Ata me lëndime të lehta janë liruar për të shkuar në shtëpi, të lënduarit e rëndë janë duke u transportuar në rajone të sigurta dhe duke u ofruar ndihma e nevojshme”, tha ai.

Sulmi ndodhi ndërsa mijëra ukrainas – kryesisht gra dhe fëmijë – prisnin një tren për t’i çuar ata në perëndim, në një siguri relative.

Rusia ka mohuar akuzat se ishte përgjegjëse. Në vend të kësaj, sugjeron se raketat ishin të Ukrainës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →