Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Nxënës dhe mësues vriten në një shkollë në Kazan

nga E.Bullaku11 maj 2021

Në Kazani, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit në Rusi, të paktën tetë persona kanë vdekur si pasojë e të shënave me armë zjarri dhe shpërthimit në një shkollë.

Në mesin e viktimave ka fëmijë dhe një mësuese.

Shërbimi për media i Tatarstanit ka thënë se një mësuese dhe shtatë persona janë vrarë në sulmin në shkollën me numër 175.

Ministria e Brendshme për këtë republikë ka shtuar se 21 persona janë plagosur në incident, duke përfshirë gjashtë fëmijë që janë dërguar në kujdes intensiv.

Ministria e brendshme e këtij rajoni ka thënë se sulmi është kryer nga një 19-vjeçar, i cili është arrestuar.

Presidenti i Tatarstanit Rustam Minnikhanov e përshkroi sulmin si një “tragjedi”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →