Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

OAK bëhet pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

nga Kaltrina Berila15 janar 2018

OAK do të jetë zë i fuqishëm i biznesit

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës ka pranuar në radhët e saj edhe Odën e Afarizmit të Kosovës, ku së bashku me institucionet e tjera do japin kontirbutin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.

OAK nëpërmjet një komunikate ka thënë se që nga themelimi i saj i ka dhënë mision vetës që të jetë zë i fuqishëm i biznesit dhe tani ka bërë edhe një hap më shumë duke u bërë anëtarë e këtij këshilli.

“Në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, OAK do të përfaqësoj interesat e afaristëve duke i adresuar problemet dhe të gjitha barrierat që biznesët kanë për të bërë biznes në Republikën e Kosovës. Në këtë formë do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit për biznes dhe investimeve në Kosovë, thuhet në komunikatë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →