Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

OAK kundër vendimit të Qeverisë, kërkojnë anulimin e tij

nga E.Bullaku24 prill 2017

45 avokatë e kanë kontestuar këtë rregullore

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, tha se sistemi gjyqësor, në këtë rast KPK-ja, KGJ-ja dhe OAK-u janë goditur nga qeveria e Kosovës me pezullimin e rregullores për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare.

Havolli tha se OAK-u shpreh indinjatën e thellë rreth këtij vendimi të Qeverisë, derisa theksoi se është hera e parë që një Qeveri interferon në OAK.

Sipas tij, Qeveria ka rënë në lajthitje me këtë vendim dhe paraqet një ndërhyrje në sistemin gjyqësor, ndaj edhe ka bërë thirrje  për  tërheqjen e këtij vendimi.

Ai theksoi se 700 avokatë i ka Kosova,  ndërsa 45 e kanë kontestuar këtë rregullore.

Rregullorja parasheh që avokatët që caktohen sipas detyrës zyrtare e që paguhen nga shteti, të caktohen në departamentin e përgjithshëm,  avokatët e rinj deri në tri vjet përvojë, derisa mbi tri vjet përvojë të caktohen për krime të rënda./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →