RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Obiliqi pa ujë, KEK dëmtoi gypin

nga Venera Grabanica16 dhjetor 2025
​Obiliqi pa ujë, KEK dëmtoi gypin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e dëmtimit të gypit të ujit me diametër Ø200, të shkaktuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona të Komunës së Obiliqit.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë kanë mbetur lagjja te Hekurudha në Obiliq, si dhe fshatrat Plemetin dhe Hamidi.

KRU “Prishtina” bën të ditur se ekipet janë në terren dhe se ndërprerja e furnizimit do të zgjasë deri në sanimin e plotë të dëmit, ndërsa konsumatorët janë lutur për mirëkuptim deri në rikthimin e furnizimit normal me ujë të pijshëm.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →