Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

O’Brien: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë aneksin e Ohrit

nga Kaltrina Berila22 janar 2024
O’Brien: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë aneksin e Ohrit

(Lajm i përditësuar)


Ndihmësekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

O’Brien në konferencën për medie, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup, tha se ShBA-ja e mbështet fuqishëm ujdinë e Ohrit dhe i bëri thirrje palëve të angazhohen në zbatim e saj brenda kornizave të dialogut.

“Ne e mbështesim fuqimisht udhërrëfyesin që është miratuar në Ohër, në marsin e kaluar. Besojmë se të dy shtetet duhet të operojnë brenda dialogut për të zbatuar udhërrëfyesin plotësisht”, tha ai.

Kosova e Serbia janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë më 18 mars të 2023-s, në Ohër, mirëpo kanë ngecur deri tani në zbatimin konkret të tij.


O’Brien-liderëve të Ballkanit: Vendet s’do të mund t’i vendosin veto njëra-tjetrës

Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien duke shpjeguar planin për rritje ekonomike për Ballkanin Perëndimor në Shkup, tha se në këtë proces, asnjë nga vendet e rajonit, nuk do të mund të vendos veto për vendin tjetër, përcjell TV21.

O’Brien theksoi se shfrytëzimi i lehtësimeve dhe mjeteve nga fondi prej gjithsej 6 miliardë eurove, do të varet nga reformat individuale të vendeve.

“Në këtë proces, askush nuk do të ketë të drejtë të vetos. Çdo vend do të punojë në vete, ndoshta në grupe të vogla me të tjerët, por askush nuk do të mund të ndalojë një marrëveshje për të shkuar përpara, sepse kanë ndonjë mosmarrëveshje të njëanshme bilaterale. Çdo vend që tenton, do të ketë pasoja. Kjo e vendos ritmin, që lejon që një grup i vogël i vendeve të vendos se si do të shkojë përpara, deri sa të gjithë jemi nisur në rrugën e njëjtë. Nëse ndonjë vend dëshiron të pres, të ulet dhe shikojë, qytetarët e atij vendi do të vendosin nëse ata liderë politik janë të duhurit. Dhe me të vërtet jam inkurajuar në bisedën tonë me atë se sa shumë secili prej liderëve e ka njohur rëndësinë e të ecurit përpara në këtë mënyrë”, tha O’Brien./tv21.tv


O’Brien: Mundësi reale që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e unionit së shpejti

James O’Brien, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, në prag të në hapjes së këtij takimi në Shkup, tha se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor, bëjnë reforma te caktuara atëherë njerëzit këtu do të lëvizin më lirshëm drejt BE-së, duke përfshirë këtu edhe kapitalin.

“Ne do të zhvillojmë ide praktike që do të lejojnë njerëzit që të zhvillojnë ekonominë. Ky regjion ka shumë iniciativa. Ne pajtohemi publikisht që gjashtë shtetet të punojnë së bashku që njerëzit e këtij regjioni që të kenë mundësi reale dhe mund të bëhen pjesë e unionit së shpejti. Ky është një moment i mirë që të ecim përpara”, tha O’Brien.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →