Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

nga B G25 shkurt 2021

Më shumë se 850 000 persona kanë vdekur në të gjithë Europën për shkak të COVID-19, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ndërsa rastet kanë rënë gjatë muajit të kaluar, shifra është 10 herë më e lartë nga sa ishte në maj të vitit të kaluar”, vuri në dukje kreu i OBSH-së për Europën, Hans Kluge.

“Deri më sot, i gjithë rajoni europian ka raportuar gati 38 milionë raste të COVID-19”, shtoi ai në një konferencë virtuale për shtyp.

Kluge, gjithashtu, shprehu shqetësimin për disa nga efektet afatgjata të virusit, si lodhje, mjegullim i trurit dhe çrregullime kardiake dhe neurologjike.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →