Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

OBSH: Të shtohet prodhimi i vaksinave antiCOVID-19 në të gjithë botën

nga B.K2 korrik 2021


Kreu i OBSH-së u bëri thirrje kompanive farmaceutike BioNTech, Pfizer dhe Moderna të shtojnë përpjekjet e tyre për të rritur prodhimin e vaksinave antiCOVID-19 në të gjithë botën.
“Unë i nxis kompanitë, si BioNTech, Pfizer dhe Moderna, të ndajnë njohuritë e tyre në mënyrë që të mund të përshpejtojmë zhvillimin e vendeve të reja të prodhimit”, tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Janë zhvilluar qendra të reja prodhimi, përfshirë për vaksinat mARN, por kjo mund të përshpejtohet nga kompanitë që ndajnë hapur teknologjinë dhe njohuritë e tyre”, shtoi ai.
Komentet e tij vijnë ndërsa vendet debatojnë nëse dhe si ta bëjnë më të drejtë aksesin ndaj vaksinave, me disa që bëjnë thirrje për heqjen e patentave, ndërsa të tjerët favorizojnë transferimin e teknologjisë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →