Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Oda e Avokatëve kritikon qeverinë

nga Kaltrina Berila24 prill 2017

“Qeveria po shkelë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë”

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK),  sot mbanë konferencë për media për të njoftuar opinionin publik rreth situatës së krijuar në OAK pas Vendimit të Qeverisë të datës 19 prill.

Sipas OAK, përmes këtij Vendimi, Qeveria e Republikës së Kosovës – pushteti ekzekutiv ka pezulluar Rregulloren për Caktimin e Avokatëve sipas Detyrës Zyrtare dhe Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas.

“OAK konsideron se ky vendim shkelë pavarësinë e Institucioneve të Drejtësisë në Republikën e Kosovës, përkatësisht pavarësinë e OAK-së”, thuhet në njoftim.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →