Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

nga Gentrita Xhemajli18 korrik 2025
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten në fushën e Logjistikës, në njërin prej institucioneve më prestigjioze ushtarake në SHBA – Army Sustainment University, Fort Lee, Virxhinia.

Por nuk mjaftoi vetëm përfundimi i trajnimit – Raci ka dalë në pah mes shumë të tjerëve, duke u nderuar me çmimin e veçantë “Distinguished International Honor Graduate”, një vlerësim që u jepet vetëm studentëve ndërkombëtarë me rezultate të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale.

“Kapiten Raci është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Distinguished International Honor Graduate”, që i ndahet studentëve ndërkombëtarë për performancë të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale gjatë trajnimit. Ky sukses i Kapiten Racit përbën dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe standardeve të larta që përfaqësojnë pjesëtarët e FSK-së në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →