RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Oficeri i FSK-së diplomon për Artileri në SHBA

nga Gentrita Xhemajli20 gusht 2025
Oficeri i FSK-së diplomon për Artileri në SHBA

Toger Fitim Kahrimani, ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerë të Artilerisë Fushore në Qendrën e Ekselencës për Zjarrin (Fires Center of Excellence) në Fort Sill, Oklahoma, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i trajnimit sipas FSK-së është përgatitja e oficerëve për të vepruar në fushëbetejë, për të qenë të gatshëm për të marrë vendime dhe operuar në kushte lufte.

“Toger Kahrimani është vlerësuar me çmimin “Distinguished Honor Graduate” mirënjohje që u jepet studentëve që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →