Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​OKB-ja apelon për më shumë ndihmë pas tërmetit në Mianmar

nga Kaltrina Berila31 mars 2025
​OKB-ja apelon për më shumë ndihmë pas tërmetit në Mianmar

Më shumë se 1.700 ka mbërritur numri i personave të vdekur dhe rreth 3.400 janë të plagosur pas një tërmeti me magnitudë 7.7 ballë që goditi Mandalayn – qytetin e dytë më të madh të Mianmarit të premten.

Agjencitë ndërkombëtare kanë dërguar ekipe ndihme dhe shpëtimi në vendin e Azisë Juglindore.

Familjarët po presin me ankth ndërsa përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në Mianmar dhe në Tajlandën fqinje, raporton BBC.

Në Bangkok rreth 1.000 km larg nga epiqendra, 76 punëtorë ndërtimi mbeten të bllokuar në rrënojat e një ndërtese të lartë.

Organizata Botërorë e Shëndetësisë ka bërë një apel urgjent për 8 milion dollarë në ndihmë për përgjigjen e saj ndaj tërmetit në Mianmar.

Agjencia e OKB-së tha se po përgjigjet në “nivelin më të lartë të aktivizimit të urgjencës” dhe nevojiten donacione për “të ofruar kujdes, për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”.

Rrugët e dëmtuara, rrjetet e dobëta të komunikimit dhe një luftë civile katërvjeçare kanë penguar përpjekjet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit që goditi të premten Mianmarin dhe vendet fqinje.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →