Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

OKB-ja vendos të hetojë shtypjen e protestuesve në Iran

nga Kaltrina Berila24 nëntor 2022
OKB-ja vendos të hetojë shtypjen e protestuesve në Iran

Organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka vendosur të enjten të krijojë një mision të ri hetimor për të hetuar shtypjen e protestave masive nga Irani, të cilat kanë përfunduar me qindra të vdekur e të lënduar..
Mocioni u miratua me 25 pro, 6 kundër dhe 16 abstenime, ndërsa është mirëpritur nga aktivistë e diplomatë të shumtë.
Përfaqësuesja e Teheranit në takimin e Gjenevës, Khadijeh Karimi, ka akuzuar shtetet perëndimore për përdorimin e këshillit të të drejtave për të synuar Iranin, një veprim që ajo e quajti “të tmerrshme dhe të turpshëm”.
Protestat në dhjetëra qytete të Iranit kanë tronditur vendin nga shtatori, kur filluan pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgim, ku u mbajt nga policia e moralit për shkak të mosmbajtjes së shamisë në mënyrën e duhur.
Që atëherë ato janë përhapur në më shumë se 150 qytete dhe 140 universitete në të 31 provincat e vendit dhe shihen si një nga sfidat më serioze për Republikën Islamike që nga revolucioni i vitit 1979./21Media 

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →