Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

OKB: Kërkesa për mbylljen e ”Al Jazeera” është e papranueshme

nga E.Bullaku30 qershor 2017

Al Hussein: Të këmbëngulësh për mbylljen e stacioneve të tilla është e paprecedentë

Kombet e Bashkuara e kanë quajtur të papranueshme kërkesën e vendeve arabe për mbylljen e televizionit “Al-Jazeera” në Katar.

Mbyllja e këtij televizioni është njëra nga 13 kërkesat e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj që i kanë dhënë Katarit një ultimatum që përfundon më 4 korrik.

“I shikoni apo jo, i doni apo jo, jeni apo nuk jeni dakord me pikëpamjet e tyre, stacionet televizive të ‘Al-Jazeera’ në arabisht dhe anglisht janë legjitime dhe kanë miliona telespektatorë”, tha komisionari i larë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein.

Ai ka theksuar se kërkesa për mbylljen e televizionit është sulm i papranueshëm i të drejtës për lirinë e fjalës dhe mendimit.

Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe shkëputën më 5 qershor marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe për afrim me Iranin.

Tensionet janë rritur pas dhënies nga Doha të një liste prej 13 kërkesash të vendosura nga këto vende.

Komisionari i lartë i OKB-së gjykon se ky konflikt ka arritur në një nivel të lartë pas vendosjen nga këta vende të kërkesave që prekin disa liri dhe të drejta themelore duke përfshirë dhe mbylljen e ”Al-Jazeera”.

Sipas OKB-së, katër kundërshtarët e Katarit kanë vendosur një ultimatum prej 10 ditësh që merr fund më 4 korrik, që Dohan të përmbushë listën e kërkesave të tyre.

“Të këmbëngulësh për mbylljen e stacioneve të tilla është e paprecedentë dhe e paarsyeshme”, tha Al Hussein.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →