Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

OKB: Mbi 3 mijë e 700 civilë të vrarë në Ukrainë

nga Egzona Mehmeti18 maj 2022

OKB-ja ka regjistruar 3,778 vdekje civile në Ukrainë që nga fillimi i luftës së Rusisë, më 24 shkurt – të paktën 251 prej tyre fëmijë – sipas përditësimit të saj të fundit.
4,186 të tjerë janë regjistruan si të plagosur, kryesisht si rezultat i granatimeve dhe sulmeve me raketa.
Megjithatë, Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka informuar se numri aktual i vdekjeve dhe i lëndimeve ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë për shkak të vështirësive të numërimit të viktimave në një zonë lufte, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Në territorin e kontrolluar nga grupet e lidhura me Rusinë, sipas OKB-së, 124 civilë janë vrarë dhe 492 janë plagosur./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →