Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

OKB thotë se armëpushimi Rusi-Ukrainë duket i pamundur

nga Egzona Mehmeti13 prill 2022

Një armëpushim i mundshëm Rusi-Ukrainë duket i pamundur në këtë fazë, tha shefi i OKB-së, Antonio Guterres.

“Për momentin një armëpushim global në Ukrainë nuk duket i mundur.”, u tha ai gazetarëve.

Guterres u shpreh se OKB-ja po përqendronte përpjekjet e saj në mbështetjen e të evakuuarve dhe rritjen e ndihmës humanitare.

Guterres tha se OKB-ja i kishte bërë propozime Rusisë për të “bashkuar palët… për të menaxhuar” aksesin humanitar dhe evakuimin e civilëve, por nuk kishte marrë ende një përgjigje nga Moska.

“Ka shumë gjëra që mund të bëhen për të garantuar evakuimin e civilëve”, shtoi ai, shkruan BBC./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →