RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Omicron parashihet të përhapet me shpejtësi në Britani të Madhe

nga Xh.D6 dhjetor 2021

Omicron mund të bëhet variant dominues në Britani të Madhe brenda vetëm disa javësh, sipas ekspertit të sëmundjeve infektive, Paul Hunter.
Hunter tha se lloji i ri së shpejti mund të kapërcejë Delta, duke iu referuar rritjes së shpejtë të rasteve në Afrikën e Jugut.
“Unë mendoj se shenjat e hershme janë se ndoshta do të përhapet mjaft shpejt dhe ndoshta do të fillojë t’ia kalojë Delta-s dhe do të bëhet varianti dominues ndoshta brenda javëve të ardhshme ose të paktën një muaji”, tha Hunter.
Deri më sot, zyrtarisht janë konfirmuar 246 raste me Omicron.
Anglia dhe shtet përreth i kanë shtrënguar sërish masat, duke i obliguar personat që futen në Britani të kenë edhe testin negativ, derisa më parë ishte vaksina si provë e vetme./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →