RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Operacion ndaj disa policëve për vepra penale

nga Kaltrina Berila14 mars 2022

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një operacion të hënën ndaj disa zyrtarëve policorë që lidhen me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetet zyrtar”.
Inspektorati nuk njoftoi se në cilën komunë po kryhet operacioni.
Sipas një njoftimi hetimi ka filluar që një vit dhe operacioni po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Speciale.
“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera. IPK-ja do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites”, thuhet tutje në komunikatë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →