Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Opozita kritikon Projektligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

nga Kaltrina Berila4 prill 2023
Opozita kritikon Projektligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale po mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani ka thënë se ky projektligj ka qenë nevojë e kahershme dhe se do të ndihmojë të gjithë profesionistët shëndetësor.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se pjesa më e rëndësishme është pika e parandalimit, për çka shtoi se duhet të rishikohet.

“Mendoj që pjesa që ndërlidhet me gjobat ka hapësirë për t’u rishikuar, në pjesën e parandalimit. Pjesa kryesore që duhet të ketë vëmendja është mes personave juridik dhe privat. Ne e kemi një vendim të Kushtetueses në lidhje me karantinimin”, ka thënë Zemaj.

E deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka kritikuar për emërtimin e projektligjit.

“Unë e kam shpreh shqetësimin tim qe ky ligj ka ardhur para Ligjit për Shëndetësi, nuk është në rregull. Askund nuk gjeni konceptin sëmundje ngjitëse, janë sëmundje infektive. Pandemitë do të jenë pjesë e jetës sonë, kjo është kosto e globalizimit. Në këtë ligj mungojnë sëmundjet e udhëtarëve. Më së shumti me këtë përballet Klinika Infektive”, tha ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →