Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Opozita turke: Spastrimi, si një grusht-shtet i dytë

nga Kaltrina Berila16 qershor 2017

Pas dënimit të deputetit me 25 vite burg

Kreu i opozitës në Turqi, gjatë protestave që po zhvillohen pas dënimit të një deputeti me 25 vite burg, e ka krahasuar me një grusht-shtet të dytë spastrimin e ndërmarr pas grusht-shtetit të dështuar të korrikut.

“Pasojat e grushtit të dështuar u shfrytëzuan për të ndërmarrë një grusht-shtet të dytë, me gjendjen e jashtëzakonshme”, tha për median, Kemal Kiliçdaroglu kreu i Partisë Republikane të Popullit (CHP, social-demokrate.)

Militantë rebelë ndërmorën 15 korrikun e kaluar një tentavë grushti shteti me qëllimin për të përmbysur presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Pas kësaj, qeveria dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndërmori nën këtë regjim spastrime të mëdha, që u shoqëruan me arrestimin e më shumë se 50 mijë personave dhe pezullim nga puna të 100 mijë nëpunësve.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →