Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Organizohen sërë aktivitetesh për policët e rënë në detyrë

nga Gentrita Xhemajli26 korrik 2025
Organizohen sërë aktivitetesh për policët e rënë në detyrë

Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës

Në kuadër të kësaj dite, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh rekreativo-sportive në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas një njoftimi nga kjo ministri në rrjetin social Facebook thuhet se aktivitetet janë duke u zhvilluar në nderim të jetës dhe veprës së të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës, duke dëshmuar përkushtimin e palëkundur ndaj sigurisë dhe paqes në vend.

Si pjesë e këtyre aktiviteteve, një grup vrapuesish nga profesione dhe komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës ka ndërmarrë një ecje simbolike përkujtimore.

Ndërkaq në fillim të marshimit, pjesëmarrësit ndaluan për të bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri, për të vazhduar më pas drejt cakut të planifikuar. /21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →