RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Orkestra ukrainase e falenderoi Boris Johnson për vizitën në Kiev

nga Miranda Beqaj11 prill 2022

Orkestra ukrainase, Kalush e ka falenderuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson për vizitën në Kiev.
Frontmeni Oleh Psiuk thotë se mund të “ndiejë personalisht” mbështetjen e kryeministrit në luftën kundër Rusisë.
Grupi këtë javë po përgatitet të kthehet në Ukrainë.
”Duke përfaqësuar Ukrainën në këtë kohë të vështirë lufte. Njerëzit këtu nuk janë aspak të shqetësuar dhe është krejt e pazakontë. Shumë njerëz mund të shohin gjithçka që ka ndodhur si një lloj filmi lufte, por është shumë e vështirë kur të ndodh me ty dhe familjen tënde”, tha Oleh për Newsbeat pasi performoi për rreth 5000 fansa të Eurovizionit në Amsterdam.
Përveç performancës për fansat e Eurovizionit, Orkestra Kalush ka përdorur turneun e tyre të shkurtër promovues për të takuar refugjatët./21Media

Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve
LAJMI TJETËR →
Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve

Më të fundit

Të gjitha →