Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Orlando: E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme

nga E.Bullaku25 janar 2021

E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Nëpëmjet një shkrimi në Twitter, ambasadori ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të veprojnë në mënyrë konstruktive për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

“Të gjithë akterët duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe në përputhje me ligjin, duke zëvendësuar gjuhën inflamatore me një bashkëpunim të pjekur dhe një debat të informuar mbi politikat. E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Populli i Kosovës i meriton ato”, ka shkruar Orlando./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →