Të paktën katër persona humbën jetën dhe 28 persona mbeten të zhdukur pasi një ortek goditi një grup alpinistësh në Himalajet indiane të martën.
Instituti i Alpinizmit Nehru tha se një ekip prej 34 trajnuesish dhe shtatë instruktorësh po stërviteshin në malin Draupadi ka Danda II në shtetin verior të Uttarakhand, kur u kapën nga një ortek rreth orës 08:45 të mëngjesit me kohën lokale.
Grupi po kthehej nga maja 5,670 metra, thuhet në deklaratë, përcjell rtv21.tv
Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke vazhduar me ndihmën e forcave ajrore indiane dhe forcave shtetërore e kombëtare të reagimit ndaj fatkeqësive, thuhet tutje në deklaratën e Instutit, raporton BBC
“Thellësisht i shqetësuar nga humbja e jetëve të çmuara për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka goditur ekspeditën alpinistike të kryer nga Instituti i Alpinizmit Nehru në Uttarkashi”, shkroi ministri i Mbrojtjes i Indisë, Rajnath Singh, në Twitter.
Vitin e kaluar, më shumë se 200 persona vdiqën pasi një pjesë e një akullnaje u shemb në Uttarakhand./21Media









