Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

OSBE dhe BE kërkojnë më shumë punë për harmonizimin e Projektligjit për KPM-në

nga Kaltrina Berila27 maj 2024
OSBE dhe BE kërkojnë më shumë punë për harmonizimin e Projektligjit për KPM-në

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, kanë mirëpritur opinioni ligjor të përgatitur nga Këshilli i Evropës (KE) mbi projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

“Ne mbështesim qëllimin e projektligjit për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me dispozitat përkatëse të BE-së, duke përfshirë Direktivën e Shërbimeve Audio-Vizuale”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se siç thekson raporti i KE-së, nevojitet më shumë punë mbi Projektligjin për të siguruar që ai as të mos minojë pavarësinë e KPM-së, as të krijojë mospërputhje ligjore.

“Ne rekomandojmë që Komisioni për Administratën Publike, Qeverisjen Lokale dhe Mediat i Kuvendit të lejojë kohë për shqyrtimin e duhur të raportit dhe konsultimin me aktorët e sektorit të mediave, në mënyrë që rekomandimet e tij të reflektohen më pas në një draft të ri”, thuhet në njoftim.

Kuvendi i Kosovës në mars ka miratuar në lexim të parë Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Legjislacioni parasheh që mediat online, që prodhojnë video, duhet të regjistrohen si biznes. Me ndryshimet, KPM-ja do të ketë mandat të monitorojë edhe punën e mediave online që prodhojnë përmbajtje audio-vizuale.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →