Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

OSBE/ODIHR: Procesi ishte i qetë në tërësi, por me disa incidente

nga B G12 maj 2025
OSBE/ODIHR: Procesi ishte i qetë në tërësi, por me disa incidente

Një ditë pas zgjedhjeve të mbajtura në vendin tonë, vëzhguesit  e OSBE ODIHR mbajtën një konferencë për shtyp.

Sipas përfaqësueses së misionit, dita e zgjedhjeve ishte e qetë, por pati disa incidente  intimidimi

“Zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri  ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por ato  ishin në një klimë të polarizuar. Kandidatët kishin mundësi të bëjnë fushatë, ndërsa disa raste intimidimi nga ta janë raportuar. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës duke krijuar kështu një avantazh të padrejtë për atë pushtet . Ka pasur raportime pretendimesh  për presione ndaj zgjedhësve, sidomos nëpunësve të administratës publike. Dy partitë kryesore ishin ato që kishin mbulim më të madh mediatik. Procesi ishte i qetë në tërësi, por kishte disa incidente të izoluara. Kishte sulme mes liderëve të dy partive të mëdha”, tha përfaqësuesi.

Përfaqësuesit e OSBE vlerësuan edhe rolin e SPAK në hetimin e krimeve zgjedhore.

“SPAK ka luajtur rol pozitiv në hetimin e krimeve zgjedhore.  Por, u pa se pati gjithashtu edhe një efekt të mundshëm frenimi të krimeve zgjedhore. Jemi të gatshëm që të punojmë ngushtë me Parlamentin dhe forcave që do të zgjidhen për interesin më të mirë të popullit shqiptar. Vota e diasporës është një arritje për demokracinë shqiptare”, tha më tej.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →