Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

OSBE për aksionin policor në veri: Zgjidhja për dinarin të gjendet në Bruksel

nga Venera Grabanica21 maj 2024
OSBE për aksionin policor në veri: Zgjidhja për dinarin të gjendet në Bruksel

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas aksionit të Policisë në veri të vendit.

Në reagimin e tyre thuhet se kanë vëzhguar me shqetësim në rritje veprimet që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës për mbylljen e institucioneve financiare në Veri të Kosovës.

OSBE-ja kanë thënë se mirëpresin përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje të dakorduar për trajtimin e transaksioneve.

“Është thelbësore që të dyja palët të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive me BE-në në një përpjekje të dyfishuar për t’i zgjidhur këto çështje brenda Dialogut, për të shmangur veprimet destabilizuese dhe për t’i bërë prioritetet kryesore interesat dhe mirëqenien e banorëve të zakonshëm nga të gjitha komunitetet”, thuhet në reagim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →