Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Osimhen i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Milanit

nga Venera Grabanica13 prill 2023
Osimhen i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Milanit

Trajneri i Napolit Luciano Spalletti ka marr një lajm jashtëzakonisht të mirë vetëm një ditë pasi pësoi disfatë nga Milani në Ligën e Kampionëve.

Në stërvitjet e skuadrës së tij është rikthyer sulmuesi kryesor i skuadrës, Victor Osimhen.

Përmes një komunikatë për media, Napoli ka konfirmuar se lojtari i është bashkuar grupit në stërvitje të pjesshme.

“Ekipi sot është stërvitur sipas programit, i ndarë në dy grupe, në fushë dhe në palestër. Gaetano nuk u stërvit për shkak të gripit. Osimhen bëri një pjesë të punës në grup dhe një pjesë individualisht në fushë.”

Osimhen mungoi në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Milanit, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për sfidën kthyese që zhvillohet javën e ardhshme.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →