Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Osmani: 60 shtetas të Maqedonisë janë kthyer nga Izraeli, nesër vijnë edhe 90

nga Venera Grabanica12 tetor 2023
Osmani: 60 shtetas të Maqedonisë janë kthyer nga Izraeli, nesër vijnë edhe 90

Deri më tani janë kontaktuar dhe janë identifikuar 150 shtetas të Maqedonisë së Veriut të bllokuar në Izrael, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, shkruan TV21. Osmani tha se prej tyre, 60 tashmë janë kthyer në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 90 të tjerë pritet të vijnë gjatë ditës së nesërme. Problem mbetet një çift që kanë mbetur të bllokuar në Gaza.

“Nga ata 150, 60 tashmë kanë mbërritur, ndërsa këto 90 pres që gjatë ditës së nesërme të kthehen të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vazhdojmë të punojmë me çiftin martesor që të gjejmë mënyrë se si t’i tërheqim nga Gaza”, deklaroi Osmani./tv21

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →