Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani dekreton Ligjin për rishikimin e buxhetit

nga E.Bullaku5 gusht 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin për rishikim të buxhetit.
“Duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 28.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 04.08.2021”, bëhet e ditur nga zyra e Presidentit.
Buxheti për vitin 2021 u miratua në Kuvendin e Kosovës më 28 korrik, me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Me buxhetin e rishikuar, shpenzimet do të jetë në total 2 miliardë e 516 milionë euro, kurse të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →