Osmani dhe Gërvalla marrin pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë
Presidentja e Kosovës dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz do të marrin pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë.
Në kuadër të këtij Forumi, Osmani dhe Gërvalla- Schwarz do të takohen me homologë nga disa vende të botës. Ato do të marrin pjesë në disa panele të këtij Forumi.
Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë”.
Ky Forum do t’i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete./21Media










