Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe në Reçak

nga Gentrita Xhemajli15 janar 2025
Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe në Reçak

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Në 26-vjetorin e masakrës në këtë fshat të Shtimes, po vendosen lule pranë varreve të 45 civilë shqiptarë.

Gra, burra, fëmijë e të moshuar u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

I pari që i tha botës që në këtë fshat të Shtimes po kryhet krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Të gjitha të dokumentuara, por Serbia ende e mohon masakrën e 15 janarit 1999 e cila shënoi kthesën e madhe për historinë e Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →