RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Dua Lipa bëri njerëzit të dashurohen me Kosovën

nga Gentrita Xhemajli1 min më parë
Osmani: Dua Lipa bëri njerëzit të dashurohen me Kosovën

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka lavdëruar festivalin “Sunny Hill” duke thënë se ky event po i bën njerëzit të dashurohen me Kosovën.

Përmes një postimi në “X” Osmani ka shkruar se artisja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ka vendosur Kosovën në hartën e botës.

“Disa njerëz e vendosin Kosovën në hartë. Të tjerë e bëjnë botën të dashurohet me të. Dua Lipa i ka bërë të dyja”, ka shkruar Osmani.

Tutje, Osmani tha se Dua Lipa përmes festivalit “Sunny Hill” ka sjellur në Prishtinë shumë njerëz nga e gjithë bota, teksa falendëroi artisten për punën e saj ndër vite.

“Përmes Sunny Hill, ajo ka sjellë njerëz nga e gjithë bota në Prishtina dhe i ka dhënë vendit tonë një skenë të pashoqe. Përmes muzikës, zërit të saj dhe dashurisë së palëkundur për atdheun e saj, ajo ia përcjell shpirtin e Kosovës miliona njerëzve në të gjithë globin.Për çdo të ri që e sheh vendin e tij të festohet në skenën botërore, për çdo vizitor që e zbulon Kosovën përmes Festivalit Sunny Hill dhe për një komb të tërë që ndihet shumë më krenar për origjinën e tij: FALEMINDERIT, Dua”, ka shkruar ajo.

Some people put Kosovo on the map. Others make the world fall in love with it.@DUALIPA has done both.

Through Sunny Hill, she has brought people from across the world to Prishtina and given our country a stage unlike any other. Through her music, her voice, and her unwavering… pic.twitter.com/dRvQTTPJcu

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 2, 2026

​Paralajmërimi i stuhisë, Komunat pa buxhet për menaxhim të situatës, kërkojnë formimin e fondit emergjent
LAJMI TJETËR →
​Paralajmërimi i stuhisë, Komunat pa buxhet për menaxhim të situatës, kërkojnë formimin e fondit emergjent

Më të fundit

Të gjitha →