📰 Lajm i perditesuar
Osmani: E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari
nga Venera Grabanica28 korrik 2024
Kosova fitoi sot medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Distria Krasniqi fitoi të argjendtën në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Presidentja, Vjosa Osmani e ka uruar xhudisten kosovare për suksesin e madh.
”Stoike e luftarake! Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë. Faleminderit Distria, faleminderit Toni!”, ka shkruar Osmani.










