Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Osmani e Erdogan biseduan për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi

nga B.K18 qershor 2021


Presidentja e vendit Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në SEECP në Antalya të Turqisë, ka takuar edhe presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan.
Osmani ka thënë se në këtë takim me homologun e saj turk ka diskutuar për raportet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha
Ndërsa e ka falënderuar për përkrahjen që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya.
“Në një takim shumë përmbajtjesor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. E falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya”, ka shkruar Osmani në faqën e saj në Facebook./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →