Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani e Hovenier flasin për hapat drejt shtensionimit dhe lirimin e policëve të rrëmbyer

nga Kaltrina Berila22 qershor 2023
Osmani e Hovenier flasin për hapat drejt shtensionimit dhe lirimin e policëve të rrëmbyer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë takimit të sotëm folën për zhvillimet në veri.

Osmani i ka kërkuar Hovenierit lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të Kosovës, të cilët u rrëmbyen nga Serbia brenda territorit të Kosovës.

“Në takim u diskutua edhe për hapat e mëtejmë për shtensionimin e situatës dhe nevojën e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë të integruar në strukturat euroatlantike e me sovranitet dhe integritet territorial të pacenueshëm”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, Osmani e ka falënderuar Hovenierin për qëndrimin e qartë të ShBA-së për sa i përket lirimit të tre policëve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →