Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Osmani e uroi Mbretin Charles III: Kemi besim se lidhjet tona do të vazhdojnë të forcohen

nga Egzona Mehmeti10 shtator 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sonte e uroi Charles III me rastin e emërimit si Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.
Osmani theksoi se ka besim që lidhjet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e Charles III.
“Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e Madhërisë së Tij ndaj aleancës Kosovë-Mbretërinë e Bashkuar, siç u konfirmua gjatë vizitës së tij në vitin 2016. Ne kemi besim se lidhjet tona do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij.”, shkroi Osmani në Twitter.
Charles III u shpall sot zyrtarisht si mbret i Britanisë, në një ceremoni të zhytur në traditën e lashtë dhe simbolikën politike, që për herë të parë u transmetua drejtpërdrejt. Charles u bë automatikisht mbret kur nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq të enjten, por ceremonia e pranimit është një hap kyç kushtetues dhe ceremonial në prezantimin e monarkut të ri në vend./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →