Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Ekipi ligjor është duke e bërë analizën rreth konstituimit të Kuvendit

nga B G1 shtator 2025
Osmani: Ekipi ligjor është duke e bërë analizën rreth konstituimit të Kuvendit

Presidenca e Kosovës ka dal me njoftim pas takimit të Presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e  sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Bëhet e ditur se në këtë takim, Kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas një komunikatës së Zyrës së Presidencës, Vjosa Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Osmani.

Të shtunën, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë nënkryetarin nga komuniteti serb. Asnjëri nga deputetë e komuniteti serb nuk mori shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, megjithatë kryetari Dimal Basha ka mbyllur seancën konstituive.

Ndërsa, partitë opiztare, kanë konsideruar se nuk është konstituar Kuvendi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →