Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Osmani falënderon Musar për mbështetjen e Sllovenisë ndaj Kosovës

nga B G13 tetor 2025
​Osmani falënderon Musar për mbështetjen e Sllovenisë ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani u prit sot në takim nga presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar në Lubjanë.

Ajo tha se kishte një diskutim të përzemërt me miken e Kosovës, raporton KosovaPress.

“Mirënjohja e popullit të Kosovës është e thellë për mbështetjen e Sllovenisë për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”, tha Osmani në një postim në Facebook.

Osmani po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Lubjanë, si e ftuar speciale nga presidenti Marcos Perestrello.

Ajo do të merr pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupanqiq. Po ashtu, do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kujtojmë, e para e vendit tonë u nderua sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ajo tha se këtë vlerësim të jashtëzakonshëm ia dedikon grave të Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →