Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Ilaz Kodra do të mbetet udhërrëfyes për brezat

nga Venera Grabanica30 prill 2024
Osmani: Ilaz Kodra do të mbetet udhërrëfyes për brezat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Ilaz Kodrën në 25- vjetorin e rënies. Osmani ka shkruar se
në 25- vjetorin e rënies heroike, ”kujtojmë me respekt heroin Ilaz Kodra, një ndër luftëtarët e radhëve të para të UÇK-së, krahas kryekomandantit Adem Jashari”.

Osmani tutje ka shkruar se, Ilazi mbetet shembull i luftëtarit me kauzë, i cili fatin e popullit të tij e vendosi mbi fatin personal, ndaj është heroi ynë.

”Ai do të mbetet udhërrëfyes për brezat dhe sikurse atëherë që ishte gardian i popullsisë civile nga regjimi gjenocidal i Serbisë, sot është gardian i lirisë dhe shtetit tonë bashkë me heronjtë e tjerë të UÇK-së.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjithë të rënët për liri!”, ka shkruar Osmani./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →