Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Jetike mbështetja e aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike

nga Gentrita Xhemajli11 korrik 2025
Osmani: Jetike mbështetja e aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar në Washington D.C. të premten se mbështetja e partnerëve dhe aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike është jetike.

Ajo ka shkruar në Facebook për një diskutim me diplomatë e ekspertë në “Atlantic Council”.

“Gjatë vizitës në Washington D.C., kishim një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë lidhur me synimet strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në NATO, si dhe përkushtimin për forcimin e aleancës sonë me Shtetet e Bashkuara. Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve e aleatëve tanë është jetike”, ka shkruar Osmani, që po qëndron në SHBA qe disa ditë.

Ajo ka takuar ndihmëssekretarin e Shtetit, ndërkaq në një ligjëratë të mbajtur ka thënë se së fundmi presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar një përshkallëzim të situatës në Kosovë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →