🇽🇰 Kosova
Osmani: Kërcënimet ndaj policëve vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale
nga R26 korrik 2023
Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar kërcënimet ndaj policëve kosovarë “nga Serbia dhe grupet e saj kriminale”, duke thënë se “Policia jonë është profesionale dhe multietnike”.
“Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë, teksa ata me guxim shërbejnë për një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, shkroi Osmani në Facebook. /21Media











