RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani kërkoi mbështetjen e Japonisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

nga Egzona Mehmeti25 korrik 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën  e takimeve bilaterale gjatë qëndrimit në Japoni, është pritur në takim nga kryeministri japonez Yoshihide Suga. Siç ka informuar sot presidenca, Osmani ka kërkuar mbështetjen e Japonisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, posaçërisht në procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.
Osmani, gjithashtu e ka falënderuar kryeministrin Suga për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit, teksa ka shfaqur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të përbashkët, sidomos për investime japoneze në Kosovë.
“Është biseduar edhe për mundësitë e shkëmbimit të studentëve në programe të ndryshme arsimore. Presidentja osmani i ka bërë ftesë zyrtare kryeministrit Suga që në një kohë të përshtatshme ta vizitojë Kosovën për ta forcuar edhe më tej partneritetin me shtetin japonez.”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →