Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani kërkoi mbështetjen e Portugalisë në rrugën evropiane të Kosovës

nga Miranda Beqaj29 tetor 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Portugali është takuar me ministrin e Jashtëm, Augusto Santos Silva.
Sipas Presidentes Osmani, prania e Kosovës në ambasadë me këtë shtet është në funksion të intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh dhe kultivimit të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy popujve.
Në takim me ministrin Santos Silva,  Osmani ka folur edhe për të arriturat e deritashme të Kosovës, duke potencuar synimin për forcimin e sundimit të ligjit.
Gjithashtu, Presidentja ka përmendur edhe reformat gjithëpërfshirëse në ekonomi.
”Ndërkaq sa i përket sfidave, Osmani ka theksuar se Kosova përballet me izolim, shkaku i mosliberalizimit të vizave, duke potencuar faktin se tashmë janë plotësuar të gjitha kriteret. Ndërsa, sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se ai domosdoshmërisht duhet të finalizohet me marrëveshje për njohje reciproke. Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Portugalisë në rrugën evropiane të Kosovës, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
Në bisedë me ministrin e Jashtëm portugez,  Osmani ka theksuar se Kosova është e interesuar ta finalizojë nënshkrimin e marrëveshjes së parë ekonomike bilaterale, e cila ka të bëjë me heqjen e taksimit të dyfishtë. Në këtë kontekst, Presidentja ka theksuar se të dy shtetet mund të bashkëpunojnë në sferën e mbrojtjes, ekonomisë, arsimit, turizmit, kulturës, sportit apo të trajnimeve profesionale./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →