Osmani kërkon nga Jordania ndihmën për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare
(Lajm i përditësuar)
Osmani kërkon nga Jordania ndihmën për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare
Osmani dhe mbreti Abdullah II diskutuan për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, ndërkohë që të dy palët riafirmuan përkushtimin për paqe e stabilitet.
Sipas një komunikate dërguar mediave nga Presidenca, bëhet e ditur se ndërmjet të dy shteteve ka potencial për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Në këtë kontekst, ajo përmendi faktin se një ekip ushtarësh jordanezë janë trajnuar së fundmi në qendrën kosovare të trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit.
Osmani: Në New York takimi më i rëndësishëm është me presidentin e SHBA-së Joe Biden
Në një adresim drejtpërdrejt nga New Yorku, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është shumë e rëndësishme që do të kenë mundësi të marrin pjesë në organizime bashkë me liderë të tjerë botërorë.
Osmani ka thënë se takimi më i rëndësishëm është ai me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, i cili do të organizojë pritje për liderët që marrin pjesë në kuadër të këtij sesioni.
“Në takime bilaterale me liderë të tjerë do ta përçoj zërin e Republikës së Kosovës jo vetëm për zhvillimet rajonale, por edhe si mund të jetë Kosova një faktor që mund të kontribuojë në sfidat tjera globale me të cilat të gjithë bashkërisht po merremi”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se do të kenë takime edhe me mërgatën e Kosovës, duke shtuar se do të kenë edhe ligjërata në universitete të tjera të njohura./21Media











