Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani kërkon përkrahjen e Pahor-it: Liberalizimi vizave duhet të ndodhë sa më parë

nga Xh.D29 nëntor 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot priti në takim Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, ku pas takimit në konferencë për media Osmani kërkoi përkrahjen e Pahor për liberalizimin e vizave.
“Liberalizimi vizave është vonuar për qytetarët e Kosovës dhe kjo e dëmton kredibilitetin e Bashkimit Evropian, andaj ky liberalizim duhet të ndodhë sa më parë”, tha Osmani.
Tutje, Presidentja e vendit i kërkoi Presidentit Pahor përkrahje për çështjen e liberalizimit të vizave.
“Dua ta falënderoj Presidentin Pahor për mbështetjen e tij të fuqishme dhe i kërkoj edhe përkrahje të mëtejme të binden ato pak shtete, të cilat mund te kenë hezitime sa i përket këtij procesi”, shtoi Osmani./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →