Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Komuniteti turk e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë

nga Kaltrina Berila23 prill 2023
Osmani: Komuniteti turk e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin turk për Ditën Kombëtare të turqve të Kosovës.

Ajo ka thënë se komuniteti turk e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë, thuhet në komunikatën për media.

“Republika e Kosovës përbëhet nga komunitete me prejardhje, kultura dhe përvoja të ndryshme. Secili prej tyre sjell një perspektivë unike dhe përvoja që e pasurojnë jetën tonë. Komuniteti turk është një urë e fuqishme lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Pjesëmarrja aktive e komunitetit turk në jetën politike, parlamentare, kulturore e sociale e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë. Kosova Türklerinin günü kutlu olsun!”, thuhet në deklaratën e Osmanit.

Me rastin e festës kombëtare të turqve të Kosovës e cila festohet çdo vit që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, organizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike në të gjithë vendin.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →