Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndau fotografi nga “Global Women Leaders Summit” në Itali ku të pranishme ishin edhe ish- sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton, ambasadorja Melanne Verveer.
Osmani tha se këto ditë ishin të mbushura me me diskutime përmbajtësore, derisa siguroi se Kosova do të qëndrojë në anën e aleatëve të saj.
“Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë!”, shkroi Osmani në Facebook./21Media











