Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Kosova është e bekuar që ka përkrahje mbi partizane në ShBA

nga Kaltrina Berila5 nëntor 2024
Osmani: Kosova është e bekuar që ka përkrahje mbi partizane në ShBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, komentuar zgjedhjet e sotme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo tha se Kosova është e bekuar që ka përkrahje mbi partizane në ShBA si me demokratët ashtu edhe me republikanët.

Osmani nënvizoi se ShBA-të janë aleati strategjik i Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe pas zgjedhjeve presidenciale.

“Kosova ka qenë e bekuar me përkrahjen e jashtëzakonshme amerikane të të gjitha partive. Në kohën kur ne e kemi fituar lirinë në qeveri kanë qenë demokratët. Në kohën kur e kemi arritur pavarësinë në qeveri kanë qenë republikanët. Kosova vërtet ka qenë shtet i bekuar me përkrahje mbi partizane amerikane. Është vendim i popullit amerikan. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këdo që zgjedhjet. Me rëndësi është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë lider të botës së lirë dhe aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Ashtu do të vazhdojë do të jetë edhe pas kësaj date”, tha ajo.

Miliona amerikanë sot shkojnë drejt qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale, derisa llogaritet një garë e ngushtë me mes zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump.

Sot është dita e vendimit në betejën e Amerikës për Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin e Kongresit. Derisa, rezultatet mund të duhen ditë ose javë për t’u numëruar. Kurse, rezultatet fillestare në orët pas mbylljes së votimit mund të mos jenë përcaktuese.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →